Ekspertët zbulojnë simptomat e fshehura që një njeri  me koronavirus mund të ketë

Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë botën dhe njerëzit bëjnë kujdes për të mos u infektuar, ekspertët kanë zbuluar se ka edhe disa simptoma të fshehura që duhet të vini re nëse jeni mbartës i Covid-19.

Sipas rinologëve në Britani, simptomat e fshehura janë humbja e nuhatjes, e cila mund të mos shoqërohet me asnjë simptomë tjetër.

Në Korenë e Jugut, në Kinë dhe në Itali, një e treta e pacientëve që kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit, kanë pasur vështirësi në nuhatje dhe në shije.

30% e pacientëve në Korenë e Jugut që janë infektuar me koronavirus, kanë pasur problem kryesor humbjen e nuhatjes.

Sipas ekspertëve, shumica e pacientëve nëpër botë kanë pasur vetëm humbje të nuhatjes dhe jo simptomat e tjera, si temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto