E veshur me pelena gjithë ditën, 21 vjeçarja shokon njerëzit: “Jam në botën time si 3 vjeçare”

Camille Lola është një vajzë 21 vjeçe nga Zvicra, e cila 24 orë të ditës qëndron e veshur me pelena dhe luan me lodra.

Ndonëse është në moshë madhore, Camilla sillet si një tre vjeçare dhe këtë e bënë për të rijetuar fëmijërinë, pasi thotë se kur ishte e vogël vuante nga diarreja.

Familjarët dhe miqtë e saj e kanë cilësuar këtë si një çmenduri, por e reja shprehet e lumtur me jetën e saj dhe tanimë është bërë pjesë e komunitetit ‘të të dashuruarve me pelenat e fëmijëve’.

“Do të doja të kisha një fëmijëri të bukur, dua të korrigjoj jetën time dhe të jetoj në paqe. Jam një fëmijë i trembur dhe nuk flas shumë, por qesh pafund kur jam në botën time si një tre vjeçare”, është shprehur 21 vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto