E trishtë, humb jetën legjenda e muzikës

Një lajm i trishtë është raportuar nga “BBC”. Legjenda e muzikës amerikane, Kenny Rogers, ka ndërruar jetë.

Këngëtari është shuar në moshën 81 vjeçare në shtëpinë e tij nga shkaqet natyrore. Ai ka rrëmbyer tre çmime Grammy gjatë karrierës së tij muzikore.

Rogers gjithmonë ka qenë në krye të klasifikimeve të muzikës pop dhe country gjatë viteve ‘70-’80. Rogers dikur tha se këngët e tij “thonin atë që çdo burrë dëshiron të thotë dhe çdo grua dëshiron të dëgjojë”.

Në deklaratën e familjes thuhej se Rogers “la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane”. Ylli I muzikës shfaqi gjithashtu prirje të mëdha edhe për biznes pasi drejtoi disa sipërmarrje ndër vite, kryesisht në sektorin e pronave dhe restoranteve. Ai u martua pesë herë herë dhe pati pesë fëmijë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto