Flower
Flower

E transmetoi gjithë ngjarjen në video live, reagon Facebook mbi tmerrin në Zelandën e Re

Brenton Tarrant, është 28 vjeçari që përdori Facebook për të transmetuar live masakrën e tij, ku vrau 49 besimtarë myslimanë në xhaminë e Al Noor, në komunitetin Christchurch.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Facebook, duke dhënë ngushëllimet për familjarët e viktimave. Në këtë video live që u transmetua në rrjetin social, vrarësi shihej duke marrë armët për të filluar sulmin e tij në xhami.

“Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në Facebook pak pasi filloi sulmi, dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në Facebook dhe Instagram”, u shpreh shefi i Facebook në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick.

Nga ana tjetër kjo ngjarje ka ndërgjegjësuar edhe Twitter e Youtube, që po marrin masa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto