E tmerrshme/ 27 vjeçari shqiptar ther me thikë ish të dashurën e tij në mes të rrugës nga xhelozia

Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një 27 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasi me thikë ish të dashurën e tij greke.

“La Republica” raporton se një studente 20 vjeçare me origjinë greke ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark dhe në qafë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës së lagjen “San Salvario” dhe kanë qenë disa dëshmitarë që kanë njoftuar karabinierët.

Shqiptari u arresua disa metra larg vendngjarjes dhe është sekuestruar arma e krimit. Karabinierët bëjnë të ditur se sulmi ka ardhur për motive xhelozie, ndërsa nuk zbulohen identitetet e dyshes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto