E tmerrshme/ Rrëmbehet dhe ekzekutohet ambasadori italian në Kongo

Ambasadori italian Luca Attanasio që shërbente në Republikën Demokratike të Kongos, është vrarë gjatë një sulmi.

Sipas mediave ndërkombëtare, ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të OKB-së në qytetin Kanyaamahoro.

Aty ai është sulmuar nga disa persona që dyshohet se kanë pasur për qëllim ta marrin peng. Mirëpo, gjatë konfliktit me armë midis Rojeve të Parkut dhe agresorëve, ambasadori italian dhe një polic kanë mbetur të vrarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto