E rëndë/ Shqiptari gjendet i varur në një pemë, frikësohen banorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:45 në parkun e Rezistencës në Via Balilla në Milano të Italisë.

Një burrë 35 vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një pemë. Dëshmitarët janë terrorizuar kur kanë parë ngjarjen, ndërsa kanë telefonuar menjëherë policinë.

U desh ndërhyrja e forcave blu dhe zjarrëfikësve për të zbritur nga pema 9 metra e lartë shqiptarin. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Mediat italiane kanë raportuar se ai është varur me rripin e pantallonave të tij. Ai kishte me vete një çantë, brenda së cilës ndodheshin dokumentet që e lehtësuan policinë për të bërë identifikimin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto