E rëndë/ Djali 9 vjeçar i merr jetën qëllimisht pesë personave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Illinois të SHBA-së, ku një djalë 9 vjeçar akuzohet se ka vënë një zjarr që qëllimshëm që i ka marrë jetën 5 personave.

Zjarri u vendos rreth 150 milje në jug të Chicagos, ku si pasojë vdiqën tre fëmijë, dy që ishin 2 vjeç dhe i treti vetëm 1 vjeç. Po ashtu, humbën jetën një 34 vjeçar dhe një 69 vjeçar.

Greg Minger që punon si avokat i kësaj çështje, thotë se çështja është më e rëndë pasi shkaktari ishte një fëmijë, i cili e kishte mirëmenduar planin e tij.

Për këtë arsye, Prokurori i kësaj çështje ka kërkuar që fëmija të gjykohet për vrasje të shkallës së parë. Por avokati i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, Besty Clark, ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave.

Ai i ka quajtur akuzat e Prokurorisë absurde dhe ka thënë se mosha minimale e dënimit për vepra penale është 14 vjeç.

Sipas Clark, një djalë 9 vjeç nuk mund të planifikojë me vetëdije vrasjen e dikujt tjetër pasi truri i tij nuk e percepton saktë jetën dhe vdekjen.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto