E rëndë/ 19 vjeçares i pritet koka, copat e trupit të saj hidhen nga dritarja

Një krim i rëndë ka tronditur shtetin rus, ku një vajzë vetëm 19 vjeçe është vrarë nga i dashuri i  saj.

Raportohet se Elizaveta, 19 vjeçe, punonte në një klub striptizmi në zonën e Chita në Rusi. Koka e saj e prerë u hodh nga kati i 12 i një blloku banesash ku ajo jetonte.

Fëmijët janë terrorizuar nga e gjithë ngjarja, pasi ndodheshin aty në ato momente. Më pas, i dashuri 28 vjeçar i saj ka hedhur dhe pjesët e tjera të copëtuara të trupit të saj nga ballkoni.

Mediat ruse kanë raportuar se 28 vjeçari ka qenë i dashuri i saj dhe e kanë arrestuar atë. Nuk dihen ende arsyet pse ai e kreu këtë krim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto