Flower
Flower

E reja rrëfen vuajtjet e saj: “Nuk dal dot me një mashkull, s’dua të më zbulojë…”

Prej moshës 10 vjeçare, Abigail Collins nga Glasgou, shpenzonte dy orë çdo mëngjes para pasqyrës për të bërë grimin e saj, një zakon që e kishte prej vitesh.

Shkak ishte bërë fytyra problematike e të resë, e cila është ngacmuar nga shokët prej vitesh për shkak të akneve në fytyrë.

Por kur shkoi në fakultet, Collins fitoi më shumë vetëbesim dhe filloi të mos bënte shumë grim në fytyrë.

Mirëpo, e reja sërish përpiqet që të shmangë takimet me meshkujt sepse mendon se ata do ta paragjykojnë e refuzojnë për shkak të akneve.

 “Unë nuk dal me një mashkull, pasi nuk dua që ai të mendojë se jam dikush tjetër, kur të shikojë fytyrën time pa grim. Dua të jem e sinqertë me atë. Ndonjëherë është kaq e vështirë që dikush të më kuptojë dhe të më pranojë”, ka thënë ajo .

Kur ishte adoleshente, aknet e Abigail u përkeqësuan më shumë dhe ajo bënte gjithmonë më shumë grim Abigail vuri re se aknet e saj u përkeqësuan më shumë kur ajo ishte adoleshente. Në shkollë, ajo ndihej e vetmuar dhe përpiqej që të bënte sa më shumë grim.

“Miqtë e mi ma kanë përdorur shpesh herë kundra problemin tim dhe kjo ka bërë që unë të mos kem besim tek vetja dhe të mos njoh njerëz të rinj”, ka treguar ajo.

Tashmë në vitin e dytë të studimeve, Abigal ka thënë se nuk ndjen më keqardhje për veten e saj dhe shkon pa tualet në universitet, me përjashtim të rasteve kur del me miqtë në darkë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto