E pazakontë/ Dyshonte se shkonte me tjetrën, gruaja përdor fëmijën e saj për të zbuluar tradhëtinë e burrit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Izmirit në Turqi, ku një nënë ka shfrytëzuar djalin e saj për të zbuluar tradhëtinë e burrit.

Mësohet se gruaja në fjalë ka përfituar 30 mijë lira turke pas divorcit nga burri si kompensim pasi ajo vërtetoi me dëshmi se ai e kishte tradhëtuar.

Gruaja kishte nisur të dyshonte pasi burri i saj po vinte me vonesë në shtëpi. Kur hyri në faqen e tij në Facebook, ajo zbuloi disa materiale që të bënin të dyshoje se ai ishte në një marrëdhënie të jashtëligjshme.

Kur burri mori për një fundjavë jashtë qytetit djalin e tyre, ajo vendosi një përgjues tek xhaketa e djalit. Në ato momente, gruaja vërtetoi dhe tradhëtinë e burrit të saj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto