E moshuara u bllokua në mes të flakëve në shtëpinë e saj, adoleshentët bëjnë veprimin heroik

Disa adoleshentë në Amerikë, kanë arritur që t’i shpëtojnë jetën një gruaje të moshuar, e cila u bllokua në mes të flakëve në shtëpinë e saj.

Dylan Wick, Seth Byrd, Nick Byrd dhe Wyatt Hall, kishin dalë në darkë, kur ndjenë erën e gomave që po digjenin. Ata vunë re se disa flakë po dilnin nga shtëpia e fqinjes së tyre të moshuar, Catherine Ritchie.

Adoleshentët, që janë futbollistë në gjimnaz, kanë hyrë menjëherë në shpëtim të së moshuarës. Dy prej tyre hynë në shtëpi, ndërsa dy të tjerë lajmëruan zjarrëfikësen.

“CNN” raporton se Ritchie kishte shkuar të flinte dhe kur ra zjarri, ajo u përpoq të dilte nga dhoma por pa rezultat. Dylan tregoi se e gjeti gruan të shtrirë në korridor ku u fut me të vëllain në shtëpinë e saj.

“Faleminderit që menduat për një person tjetër, prindërit tuaj të cilët padyshim ju kanë mësuar në një mënyrë të tillë, që të bëjnë që ju të shpëtoni njerëz në nevojë dhe të ndërmerrni vendime heroike në emër të dikujt tjetër”, është shprehur vajza e Missy Ritchie Nicholas.

Burimi: CNN

Ju mund të pëlqeni dhe këto