Flower
Flower

E donte shumë vendin e tij,  burri i lë trashëgimi pasurinë e tij marramendëse bashkisë së qytetit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Komunën e Conegliano Veneto në Trevigiano, e cila ka përfituar një shumë marramendëse nga një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Burri në fjalë kishte jetuar për shumë vite jashtë dhe kishte bërë një pasuri të madhe. Kur vdi.q, një pjesë të pasurisë ai ia la nipërve, ndërsa një pjesë tjetër komunës së këtij qyteti prej nga e kishte prejardhjen.

Mediat lokale bëjnë të ditur se burri i ka kaluar trashëgiminë e tij prej 400 mijë eurosh komunës së Conegliano Veneto, ndërsa në testamentin e tij shkruante se kërkonte të mbetej anonim dhe këto para të vendoseshin në dobi të personave në nevojë.

Për gazetën lokale “Gazzettino”, kryebashkiaku Fabio Chies, është shprehur se i ndjeri ishte i ve dhe jetonte vetëm me fëmijët e tij. Nga ana tjetër, asnjë prej trashëgimtarëve të burrit nuk e ka kundërshtuar testamentin e tij në favor të Komunës.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto