E dashura i kërkoi të ndaheshin, djali bën veprimin mizor ndaj saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Angli, ku një 36 vjeçar ka marrë hak ndaj të dashurës që e ndau në një mënyrë mizore.

Benjamin Avill nga Dorset në Angli nuk e priti aspak mirë kur e dashura i tha atij se donte të ndahej nga ai dhe veprimi që bëri më pas, bëri që ai të arrestohej nga policia.

Menjëherë pasi e dashura i kërkoi të ndaheshin, Benjamin zbrazi gjithë shishen e zbardhuesit në akuarimin e madh të peshqve, ku ndodheshin 50 gjallesa tropikale.

Si pasojë, të 50 peshqit e preferuar të të dashurës së tij ngordhën. Ndonëse u padit në gjykatë për tentativë mbytje dhe shkaktim të vuajtjeve të pazakonta, ai nuk do të burgoset.

Raportohet se 36 vjeçari është dënuar me 14 javë burg, një dënim që më pas është zbutur në 12 muaj me kusht. Ai do të ndalohet të mbajë kafshë për 10 vite dhe duhet të paguajë një gjobë prej 500 euro.

Ju mund të pëlqeni dhe këto