Dy tërmete në ditë në Greqi

Këtë herë Greqinë e kanë goditur 2 tërmete. Kreta është tronditur mëngjesin e së hënës pasi një tërmet i fuqishëm 4,8 rihter është regjistruar në zonën detare midis këtij ishulli dhe Santorinit.

Epiqendra e tij ka qenë 67 km në verilindje të qytetit Iraklio, ndërsa thellësia vlerësohet në 55.2 km. Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orëve që regjistrohet në Kretë , pas lëkundjeve të djeshme me fuqi 4.5 ballë shkalla rihter në pjesën jugore të ishullit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto