Flower
Flower

Doni të shkoni në Rusi për të ndjekur nga afër Botërorin? Kemi lajme të këqija për ju!

Vetëm 10 ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do ta ketë siparin e tij më 14 qershor në Rusi.

E siç mund të imagjinohet, meshkujt shqiptarë janë shumë të entuziazmuar për startimin e këtij kompeticioni, të cilët preferojnë që ndeshjet e botërorit t’i shohin me miqtë e tyre.

Nga ana tjetër, sipas agjencive kryesore në Tiranë, ka pasur interes dhe është kërkuar informacion për udhëtimin atje, por nuk kanë pasur finalizime në prenotime.

Nga një kërkim për fluturime nga Tirana në Moskë, për një periudhë të supozuar nga 9 qershori deri më 19 qershor, bileta me Air Serbia për një person kushton 448 dollarë. Sipas mytrip.com, biletat në këtë periudhë, në varësi të operatorit të fluturimit, kushtojnë deri në 894 dollarë. Pasi të keni ardhur në Moskë, gjëja e parë që do të paguani është transporti në hotel.

Problem është edhe viza ruse, që është e vështirë për t’u marrë, sidomos nëse udhëtoni privatisht.
Mënyra më e mirë dhe më e lirë për të udhëtuar nga aeroporti në Moskë në qendër të qytetit është të marrësh një Uber. Një udhëtim Uber nga aeroporti (Domodedovo ose Sheremetyevo) në Moskë ka një çmim fiks prej 850 rublash ose 13 dollarë. Të dy aeroportet në Moskë kanë Ëi-Fi falas brenda terminaleve, për të porositur një Uber. Nëse do të qëndroni në qytete të tjera përveç Moskës, duhet të mbani parasysh shpenzimet e transportit për të arritur atje.

Rusia do të ofrojë transport falas tokësor (me autobus apo tren) midis qyteteve pritëse gjatë Kupës së Botës Rusi 2018 për tifozët që do të ndjekin ndeshjet në stadium. Qyteti më i shtrenjtë për të qëndruar gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit do të jetë Shën Peterburgu, me dhomat më të lira në hotelet me 2 yje, duke filluar nga 4,600 rubla (80 dollarë) një natë.

Për një itinerar të supozuar, do të merret një hotel 2-3 yje në Moskë dhe Shën Peterburg për 100 dollarë/nata. Për dhjetë net qëndrimi në Rusi, ajo do të arrijë në një 1000 dollarë. Për shembull, supozohet të shkosh në dy ndeshjet e Kupës së Botës në fazën e grupit dhe duhet të merren biletat e Kategorisë 3, më të lira, për 105 dollarë secila. Biletat më të shtrenjta të Kategorisë 2 janë 165 dollarë, Kategoria 1 – 210 dollarë/bileta. Dy bileta të Kategorisë 3 do të shtojnë 210 dollarë në buxhetin e dy personave. Për të marrë pjesë në ndeshjet e 2018 Kampionatit Botëror të Futbollit Rusi 2018, ju duhet të merrni një FAN ID.

Moska është një ndër qytetet më të shtrenjtë në Europë. Sipas indeksit të Kostos së Jetesës së Mercer, Moska renditet e 13-a më e shtrenjtë në botë dhe e katërta në Europë, pas tre qyteteve zvicerane (Zyrihu, Gjeneva, Bern). Shën Peterburgu është në vendin e 35 në botë, sipas të njëjtës renditje.

cmimet-ne-rusi

Prandaj me pak fjalë, Botërori është i papërballueshëm për shumë prej shqiptarëve që kanë një rrogë mesatare.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto