Donald Trump ‘kërcënon’ haptazi Joe Biden: “Ki kujdes se çfarë dëshiron”

Donald Trump ka kërcënuar haptazi pasardhësin e tij, Joe Biden, gjatë fjalës që ai mbajti teksa bëri një vizitë në Texas.

Trump u shpreh se amendamenti i 25-të për të nuk përbën asnjë lloj rreziku. Ndërkaq, ai lajmëroi se ai që u ngrit për shkarkimin e tij, do të përfundojë duke gjuajtur Joe Biden dhe administratën e tij.

“CNN” shkruan se Trump ka thënë që Biden duhet të ketë kujdes me dëshirat që shpreh.  “Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua, por do të kthehet përsëri në ndjekje të Joe Biden dhe administratës së Biden, siç thotë shprehja, ki kujdes se çfarë dëshiron”, u shpreh Trump.

Trump në fund të vërejtjeve të tij mbi këtë temë bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” dhe gjithashtu “respekt për zbatimin e ligjit dhe njerëzit e mëdhenj brenda zbatimit të ligjit”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto