“Do jemi mirë, ka shenja të ngadalësimit të rritjes së koronavirusit”, nobelisti i njohur qetëson njerëzit

Nobelisti i njohur amerikan, Michael Levitt, është bërë i njohur për botën me parashikimet e tij për koronavirusin. Ai parashikoi në shkurt se Kina do regjistronte 80 mijë raste të infektuarish me koronavirus dhe 3250 vdekje.

Më 16 mars, qeveria kineze raportoi 80.298 mijë pacientë të infektuar dhe 3245 vdekje. Sot nuk ka raste të reja dhe duket se situata në Kinë po shkon drejt normalitetit.

Së fundmi, Levitt, që është një biofizikant në universitetin Stanford, ka folur sërish për koronavirusin. Sipas “Los Angeles Times”, Levitt ka theksuar se epidemia do të largohet më shpejt nga sa është menduar. Por ai ka thënë se njerëzit duhet të respektojnë rregullin e distancimit.

 “Ajo që na duhet tani është që të kontrollojmë panikun. Do jemi mirë. Numrat janë akoma të paqartë, por ka shenja të qartë të ngadalësimit të rritjes. Situata e vërtetë nuk është aq e tmerrshme sa ata e bëjnë atë të jetë”, është shprehur nobelisti.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto