Do arrihet imuniteti i tufës ndaj Covid këtë vit? OBSH jep lajmin e keq

OBSH ka bërë të ditur se nuk ka shumë gjasa që imuniteti i tufës ndaj koronavirusit të zhvillohet gjatë 2021 pavarësisht fushatave të vaksinimit që kanë nisur në dis avende.

“Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cenueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021”, tha shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan.

“Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur”, tha ajo.

Virusi është përhapur me ritme të shpejta pavarësisht masave të izolimit. Për të arritur imunitetin e tufës, është e nevojshme vaksinimi I 70 a 80% të popullisisë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto