Djali me sindromën Down që arriti të grumbullojë një pasuri të madhe falë talentit të tij

John Cronin është një djalë mjaft i veçantë, i cili ka arritur që të ndjeki ëndrrën dhe pasionin e tij pavarësisht se askush nuk besonte tek ai në fillimet e tij.

I riu amerikan, ka ngritur nga themelet biznesin e tij fitimprurës, që i ka sjellë atij të ardhura mjaft të majme: Një dyqan çorapesh online, ku pjesa më e madhe e fitimeve shkon për bamirësi.

“I dua çorapet sepse janë zbavitëse, me ngjyra dhe mbajnë ngrohtë këmbët”, është shprehur 21 vjeçari që vuan nga sindroma Down. Ai ka hapur dyqanin online “John’s Crazy Socks”, që përmban modele ‘të çmendura’ çorapesh.

Kam veshur çorape absurde për të gjithë jetën time, të cilat me japin mundësi të jem vetvetja”, është shprehur djali nga New Yorku, ku në dyqanin e tij mund të gjesh çorape me stampime ushqimesh, kafshësh, e deri tek personazhet e famshme.

Ai që e shoqëron në këtë aventurë është babai Mark. Ishte pikërisht tek ai që John u drejtua dy vite më parë, pasi mbaroi gjimnazin, për të ndarë së bashku projektin e tij sipërmarrës.

Fillimet nuk ishin aspak të lehta. Ishin shumë të paktë furnizuesin, që besonin në një start-up të lindur nga asgjë. ’Por kur zbuluan që në vitin e parë kishim faturuar 1.3 milion dollarë- tregon Mark– era ndryshoi për ne’.

Nga ajo kohë të dy vendosën të dhurojnë 5% të të ardhurave të tyre për bamirësi. Një pjesë e mirë u dha për shoqatat që merren me autizmin dhe sindromin Down. Kështu nga një bast i thjeshtë, John Crazy Socks u transformua në një sipërmarrje të vërtetë suksesi, me një faqe të inauguruar së fundmi.

Pavarësisht impenjimeve të mëdha John ka mbetur djali i dikurshëm. Sot i kalon ditët e tij duke paketuar porositë, duke zhvilluar iniciativat e reja dhe duke u marrë me punonjësit e tij. Edhe ata shumë të veçantë. ’Puna me njerëz që kanë probleme si të John është suksesi ynë dhe kjo s’na pengon aspak’, komenton Mark.

Faqja sociale e John’s Crazy Socks, ka më shumë se 33 mijë ndjekës, mes tyre edhe ish presidenti Amerikan George HW Bush, që së fundmi ka bërë një porosi në dyqanin online.

Për të dy kënaqësia më e madhe është që punojnë bashkë. ’Unë dhe djali im kemi një raport të veçantë- përfundon Mark- dhe e dimë që njëri ka nevojë për tjetrin. Jam një njeri me fat’.

Ju mund të pëlqeni dhe këto