Dikur dukej kështu, 24 vjeçarja pëson transformimin drastik pasi ‘kurohet’ nga varësia ndaj dr*gës

Një 24 vjeçare ka ndarë së fundmi me miliona përdorues të internetit historinë e saj frymëzuese të shpëtimit nga varësia ndaj drogës.

Jamee Valet është një 24 vjeçare, e cila ka ndarë disa foto para dhe pas shërimit nga varësia ndaj drogës. Ajo madje ka arritur që të marrë së fundmi diplomën e saj.

“Rimëkëmbja është e mundur”, ka thënë ajo në një intervistë për “Daily Mail”, duke treguar se ka pasur një fëmijë të ashpër dhe prandaj u drejtua tek droga, seksi dhe alkooli.

Prej moshës 13 vjeçare ajo filloi të pinte duhan dhe kur ishte 15 vjeçe njohi dikë që i siguronte pilula, si Vicodin, Morphine, Dilaudid dhe Percocets.

“Kjo situatë mori të tatëpjetën shumë shpejt dhe drogërat u bënë shoqja imë më e mirë”, ka thënë ajo, ndërsa shtoi se u arrestua për herë të parë në moshën 19 vjeçe.

Më pas, ajo është arrestuar edhe gjashtë herë për vjedhje. 24 vjeçarja ka treguar se kur ishte në burg, tentoi për herë të parë të vetëvritej.

Tani Jamee është shprehur se po punon në ndërtim dhe shpreson që në të ardhmen të punojë si një estetiste.

Ju mund të pëlqeni dhe këto