Shokuese/ Gjenden të torturuar dhe të pajetë 12 trupa njerëzish mbi kamion, detajet rrënqethëse

Një krim i rëndë është shënuar së fundmi në Meksikë, ku janë gjetur 12 trupa të pajetë njerëzish të mbështjellë me qese dhe të hedhur mbi një kamion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë mes shteteve të Michoacan dhe Guerreros në Meksikë. Autoritetet raportojnë se trupat ishin hedhur në pjesën e pasme të  kamionçinës të llojit “Nissan”.

Rezulton se ky automjet ishte raportuar i vjedhur më 13 shtator 2019. Mediat lokale bëjnë të ditur se viktimat janë torturuar dhe më pas janë hedhur të zhveshur në automjet.

Mundet që ata të jenë vrarë për shkak të një hakmarrjeje si pasojë e luftës midis dy karteleve të drogës që operojnë në zonën e Michoacan dhe Jaliscos.

Kamioni
Ju mund të pëlqeni dhe këto