Denoncoi drejtorin e shkollës që e kishte ngacmuar, tra.gjike si 19 vjeçarja e pësoi keq nga shteti

Një vajzë 19 vjeçare vendosi që të guxonte dhe të denonconte në polici ngacmimin se.ksual që drejtori i shkollës kishte bërë ndaj saj, duke shkuar kundër veprimeve të shumë vajzave në Bangladesh, të cilat heshtin kur bien pre e dhunës se.ksuale.

Nusrat Jahan Rafi shkoi më 27 mars në zyrën e drejtorit të shkollës pasi ai e thirri atje dhe e ngacmoi sek.sualisht. Vajza arriti që të largohej me vrap nga zyra dhe shkoi menjëherë në polici për të denoncuar këtë akt, ku si dëshmi kishte dhe një video regjistrim në të cilin dukej qartazi fytyra e saj.

Por polici e shpërfilli denoncimin e vajzës dhe i tha se ankesa e saj s’kishte rëndësi. Megjithatë, në rrjetet sociale kjo video bëri bujë dhe drejtori i shkollës u arrestua. Por në vend që gjërat të shkonin mirë për 19 vjeçaren, gjithçka u përkeqësua.

Dy nxënës nxitën një protestë për lirimin e drejtorit dhe kur Nusrat shkoi në shkollë, disa studentë e çuan atë në tarracë dhe i kërkuan të hiqte padinë ndaj drejtorit. Kur ajo refuzoi, ata i hodhën vajguri dhe i vunë flakën.

Mirëpo, 19 vjeçarja mbijetoi dhe shkoi në polici për të dhënë dëshminë  e kësaj ngjarje, ndërsa më pas ndërroi jetë si pasojë e djegieve. “Mësuesi më preku, unë do ta luftoj këtë krim deri në frymën time të fundit”, mësohet të jetë shprehur Nusrat sipas shefit të krimeve.

Tashmë, drejtori i shkollës është në paraburgim, ndërsa polici që refuzoi të çonte drejtësinë në vend është transferuar në një departament tjetër.

Shumë njerëz janë ngritur në protesta ndaj vdekjes së Nusrat dhe kanë shprehur zemërimin e tyre për mënyrën si trajtohen viktimat e dhu.nës se.ksu.ale në Bangladesh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto