Ç’po ndodh?! Vidhen të dhënat e përdoruesve të Instagram

“Business Insider” ka zbuluar se kompania partnere e Instagram- it në marketing, Hyp3r, me bazë në San Francisko ishte duke përdorur mjete të shumëllojshme me qëllim mbledhjen e të dhënave publike nga Instagram- i; përfshirë këtu postimet apo vendndodhjet e përdoruesve.

Dhe këto të dhëna shiteshin te klientët e vetë Hyp3r-së për të synuar reklama. I gjendur në një situatë të tillë, Instagram- i, i cili aktualisht gjendet në pronësi të Facebook- ut i dërgoi një letër paralajmëruese kompanisë Hyp3r.

Përpos të dhënave të lartpërmendura, Hyp3r mblodhi të dhëna edhe nga Insta Stories, të cilat pas 24 orëve nuk janë më të aksesueshme nga mjetet që Instagram- i vë në dispozicion të palëve të treta.

Ndërsa mësohet se nëse kompania në fjalë nuk zbaton politikat fikse të Instagram- it, ky i fundit do ta padisë për cënim të privatësisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto