Flower
Flower

E dhimbshme, çfarë i tha viktima e parë autorit kur ai hyri në xhami: “Përshëndetje vëlla…”

Masakra që ndodhi në xhamitë e Zelandës së Re në komunitetin Christchurch, ka ngjallur reagime nga shumë politikanë të fuqishëm dhe nga persona të ndryshëm.

Brenton Tarrant është 28 vjeçari i cili pa mëshirë u mori jetën 49 personave dhe plagosi me dhjetëra të tjerë, ndërsa gjithë këtë ngjarje e transmetoi në një video live në Facebook.

“Përshëndetje vëlla”, ishin fjalët e para dhe të fundit që një besimtar i drejtoi terroristit teksa ai u fut brenda, e më pas e qëlloi për vdekje atë.

“‘Përshëndetje vëlla’, një fjalë që doli nga një shpirt i pastër i mbushur me një besim të sinqertë. “Përshëndetje vëlla”, i kishte thënë një vrasësi me një armë. “Përshëndetje vëlla” tha ai duke menduar se është duke folur me një njeri me shpirt dhe ndenja. “Përshëndetje”, vëllait që e qëlloi për vdekje”, janë disa nga postimet më të komentuara në Twitter mbi këto fjalë të viktimës që kanë rrënqethur njerëzit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto