Flower
Flower

Bos i ma.fi.as ruse, 44 vjeçari fshihet nën identitetin shqiptar

Revaz Kakhmazov, i njohur si Rezo Lotkinsky, është shpallur në arrest nga një gjykatë në Moskë dhe është në kërkim ndërkombëtar pasi ka realizuar grabitje të shumta.

Në bandën e 44 vjeçarit bëjnë pjesë 18 persona, të cilët akuzohen për 21 grabitje që kanë lënë pas plot 20 viktima.

Por Kakhmazov ka edhe një nënshtetësi shqiptare. Sipas hetuesve, ai quhet ndryshe Revaz Mendeku dhe mund të jetë duke u fshehur në vendin tonë.

Kapja e tij do të ishte një sukses i vërtetë në botën e luftës ndaj kri.mit, ndërsa kujtojmë se Kakhmazov është kurorëzuar nga Zakhar Kalashov, që njihet si një nga bosët më të mëdhenj rus.

Burimi: Crimerussia

Ju mund të pëlqeni dhe këto