Bie tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 Rihter në Rusi, alarm për cunami në tre shtete

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril që ndodhen në lindje të Rusisë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter.

Ky tërmet ishte me thellësi 60 km dhe është ndjerë në Japoni, si dhe në disa zona të tjera të Rusisë. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.

Sipas “The Telegraph”, Qendra Kombëtare e Cunamit në SHBA po monitoron situatën sepse ky tërmet paraqet rrezik për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.

Po ashtu, alarmi për cunami është dhënë dhe për Japoninë sepse lëkundjet e forta të tokës mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet japoneze.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto