Flower
Flower

Bëri testin e ADN për të zbuluar kush ishte i ati, 31 vjeçarit i troket fati në derë me zbulimin që bëri

Jordan Adlard Rogers kishte jetuar tërë jetën e tij pa të atin dhe vendosi të kryente një test ADN për të zbuluar babain e tij.

Por kur e bëri atë, u zbulua se 31 vjeçari ishte trashëgimtari i vetëm i një prej pronave me vlerë 50 milionë dollarë në Penrose Estate në Cornwall.

Prej kësaj dite, Jordan është shpërngulur në këtë vilë së bashku me bashkëshorten e tij, Katie Hubber dhe djalin e tyre Joshua.

Babai biologjik i Jordan asnjëherë se pranoi të birin dhe kishte refuzuar disa herë të bënte testin e ADN-së. Mirëpo, një vit më parë ai u gjend pajetë në makinën e tij nga një mbidozë dro.ge, duke ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare dhe pasuria e tij i kaloi të birit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto