Bëri dhjetëra operacione në fytyrë për të fshehur identitetin e tij, lordi i dr*gës kolumbiane tregon milionat e tij

Juan Carlos Ramirez Abadia ka kryer të paktën tre operacione plastike për të ndryshuar nofullën, mollëzat, sytë, gojën, veshët dhe hundën, me qëllim që të mos identifikohej nga policia.

Juan Carlos para operacioneve

Tashmë një ish-lord droge, Juan ka dëshmuar dy ditë më parë në gjyq mbi aleancën fitimprurëse që kishte me homologun e tij meksikan, El Chapon.

Ramirez është shprehur se i ka dhënë ryshfete autoriteteve në Kolumbi për zhdukjen e dosjeve kriminale. Për 20 vite, dëshmitari ka kontrabanduar 400.000 kg drogë, ka urdhëruar 150 vrasje dhe grumbulloi një pasuri tepër të madhe.

Ai më vonë u ekstradua në SHBA, ku deklarohet fajtor për vrasje dhe trafik droge, ndërkohë që ka rënë dakort të bashkëpunojë me drejtësinë për të dhënë dëshmi mbi ndjekje penale të tjera, siç është ai i lordit të drogës Guzman.

Por Juan Carlos nuk është i vetmi që ka dëshmuar kundër tij, pasi edhe dy persona të tjerë kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore të El Chapos, me të cilin Juan ka lidhur marrëveshje që në vitet 1990.

Sipas kësaj marrëveshje karteli kolumbian do transportonte drogën e tij në Meksikë për kartelin Sinaloa për ta kontrabanduar atë në Los Anxheles dhe New York.

Pasi Ramirez Abadiau zhvendos në Brazil dhe ribëri fytyrën e tij, dukej aq ndryshe sa që hetuesit e drogës ishin të detyruar të përdorin teknologjinë e njohjes së zërit për të bërë identifikimin e nevojshëm. Ai u gjet në një shtëpi luksoze me palestër, sauna, pishinë dhe gati 1 milion dollarë të fshehura.õ

Ju mund të pëlqeni dhe këto