Bëhet zbulimi i madh, ja për sa kohë janë imunë ndaj Covidit njerëzit që janë shëruar nga virusi

Një studim i fundit i kryer nga universiteti i Oksfordit ka arritur në përfundimin se të gjithë njerëzit që kanë mbijetuar ndaj koronavirusit, janë për 6 muaj imunë.

Ky studim është realizuar nga prilli deri në nëntorin e këtij viti. Profesori David Eyre, një nga autorët e këtij studimi, ka deklaruar se rezultati është shpresëdhënës.

Sipas tij, shumë njerëz do të jenë të sigurtë ndaj Covid-19 dhe kjo do t’i japi kohë shkencëtarëve që të gjejnë një zgjidhje më të përhershme.

 “Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri. Infeksioni COVID-19 mbron shumicën e njerëzve nga ri-infeksioni për të paktën gjashtë muaj.Ne nuk gjetëm një infeksion të ri simptomatik në asnjë prej subjekteve në të cilët u gjetën antitrupa,” tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto