Autorët kërkuan falje pasi vrânë dhe prenë në copa trupin e Jamal Khashoggi, e fejuara e tij bën deklaratën e fuqishme

Ka folur së fundmi Hatixhe Cengiz, e fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, që u masakrua në vitin 2018 në Stamboll.

Ajo ka thënë se “askush” nuk ka të drejtë të falë vrasësisit, pasi së fundmi të afërmit e autorit kanë kërkuar falje.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në tetor të 2018 në Stamboll. Supozohet se 15 ekzekutorë sauditë i kanë copëtuar trupin gazetarit.

E fejuara e gazetarit ka thënë se do të luftojë për drejtësi dhe se falja është kërkuar që 5 të arrestuarit t’i shpëtojnë dënimit me vdekje.

 “Kurthi dhe vrasja e tij tinzare nuk ka statut kufizimesh dhe askush nuk ka të drejtë të falë vrasësit e tij. Unë dhe të tjerët nuk do të ndalemi derisa të bëjmë drejtësi për Jamal”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto