Flower
Flower

As futbollistët, por kjo politikane e famshme është bërë personazhi më i përfolur i Botërorit

Me flokët biond, përherë e buzëqeshur dhe në top formë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, është kthyer në personazhin më të përfolur nga liderët botëror, pas humbjes së Kroacisë në Kampionatin Botëror.

Fotografitë e saj teksa qëndronte e veshur me fanellën kombëtare duke bërë tifo për skuadrën kroate, janë shpërndarë në të gjithë botën dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.

Ajo i ka mahnitur të gjithë me qëndrimin e saj dhe sjelljen në raport me politikanët e tjerë, veçanërisht në lidhje me lojtarët e Kroacisë.

E një nga momentet më emocionues që u vlerësua nga miliona persona përreth botës, ka qenë përqafimi që Presidentja i ka dhënë kapitenit Luka Modriç, ku shpërtheu në lot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto