As Amerika e as Gjermania, pasaporta e këtij shteti ju hap dyert e të gjithë botës

Për vitin 2019, sipas vlerësimit të Indeksit “Henley”, është bërë e ditur se vendi me pasaportën më të fuqishme në botë është sërish Japonia.

Pasaporta japoneze ofron lehtësira më shumë se çdo pasaportë e vendeve të tjera, pasi ajo njihet në 190 vende dhe me të, shtetasit e saj mund të udhëtojnë në gati gjithë botën.

Në vend të dytë renditet Koreja e Jugut, me pasaportën e së cilës mund të vizitohen 189 vende.

Megjithatë, edhe shtetet europiane nuk ngelen mbrapa, ku në vend të tretë vendosen Franca e Gjermania, pasaportat e të cilave njihen nga 188 vende.

Më pas vjen Norvegjia dhe SHBA, ndërsa në vend të fundit dhe njëkohësisht pasaporta më e pafuqishme në botë, është ajo e Irakut.

Ju mund të pëlqeni dhe këto