Arrestohet shqiptari në Angli, por e pëson nga deklarata e përkthyesit grek

Një shtetas shqiptar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi është kapur me armë pa leje të llojit pistoletë me selenciator, të cilën e ka mbajtur të ngarkuar me fishekë brenda mëngës së palltos.

Sipas mediave angleze, 40 vjeçari Aleksandër Dedukaj është dënuar me 6 vite burg pasi u ndalua nga policia në një karburant dhe u pyet nëse kishte armë.

Ndërkaq, 40 vjeçari rezulton të jetë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare me 5 vite burgim për trafik droge. Kur u arrestua nga policia angleze, shqiptari u shpreh se quhej Christos Papadimitriou dhe se ishte nga Greqia.

Mirëpo, gënjeshtra e tij zgjati derisa në polici shkoi një përkthyes i gjuhës greke dhe ai i tha policisë se i arrestuari nuk dinte asnjë fjalë greqisht.

“No comment”, i është përgjigjur pyetjes së policëve Dedukaj. Pas kësaj përgjigjie, autoritetet zhvilluan hetime të mëtejshme për të dhe zbuluan se ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto