Anija goditet nga vullkani, turistët shohin tmerr me sy (Video)

Një varkë turistike është goditur nga një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë të vullkanit, e cila ka goditur çatinë e anijes dhe ka plagosur disa persona në bord.

Departamenti zjarrëfikës i ishullit ka konfirmuar se në momentin e aksidentit, anija ka qenë duke lundruar në oqean pranë ishullit të madh të Hawaiit dhe është goditur papritur nga kjo ‘lavë bombë’.

Sipas mediave të huaja, të paktën 22 persona janë plagosur kur zjarri i lavës ka goditur anijen turistike që kishte 52 njerëz brenda. Mjekët kanë deklaruar se 10 persona u trajtuan në vend kur varka ka mbërritur në Wailoa Harbor, ndërsa pjesa tjetër është dërguar menjëherë në spital.

Turistët janë shprehur të tmerruar mbi këtë eksperiencë dhe kanë deklaruar se kompania që kishte organizuar udhëtimin i kishte premtuar atyre ‘një përvojë që do t’u ndryshonte jetën”.

Ndërkaq, Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Hawaii ka lëshuar një deklaratë për shtyp, ku ka njoftuar se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së”, në momentin që ishte goditur nga lava.

Rojet bregdetare kanë lëshuar një udhëzim për të gjitha anijet, ku i kanë kërkuar atyre që të respektojnë kufirin e sigurisë prej 300 metrash, që është vendosur përreth të gjitha pikave hyrëse të llavës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto