Alarmante në Kinë/ 17 viktima deri tani, vetëm shtatë rajone nuk janë prekur nga ‘koronavirusi’

Në Kinë deri më tani vetëm 7 rajone nuk janë konfirmuar se janë prekur nga ‘koronavirusi’ Wuhan, nga 22 provinca që administron Republika e Kinës.

Ata janë:

Rajoni Autonome i Mongolisë së Brendshme

Rajon Autonome i Tibetit

Rajoni Autonom i Xinjiang

Provinca Gansu

Provinca Qinghai

Provinca Shaanxi

Hong Kong- Qeveria e Hong Kongut nuk e ka konfirmuar zyrtarisht praninë e virusit në qytet, por tha se po heton dy raste “tejet të dyshuara”. Testet paraprake të individit të parë ishin pozitive për virusin.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka publikuar disa detaje në lidhje me 17 personat që u vranë nga koronavirusi Wuhan.

Midis të vdekurve janë 13 burra dhe katër gra. Afati kohor nga simptomat që tregojnë deri në vdekje është në mes të 10 ditëve dhe tre javë në shumicën e rasteve, sipas informacionit të qeverisë.

Nuk u përmend asnjë nga kushtet ekzistuese për shtatë prej atyre që vdiqën. Gjashtë nga shtatë ishin burra, të moshës 53, 61, 66, 69, 81 dhe 82 vjeç. E vetmja grua që vdiq e cila nuk u regjistrua si një gjendje para-ekzistuese ishte 70 vjeç.

Ju mund të pëlqeni dhe këto