Alarmante/ Koronavirusi i afrohet Shqipërisë, një shtetas i vendit fqinj i prekur nga epidemia

Koronavirusi i është afruar Shqipërisë. Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është infektuar me sëmundjen e rrezikshme, kanë konfirmuar autoritetet maqedonase.

Shtetasi është një nga tre maqedonasit që janë bllokuar në kroçerën “Diamond Princess” në portin e Jokohamës. Ky njoftim është bërë nga ministria e Jashtme, duke u bazuar në informatat që ka marrë nga organet përkatëse në Japoni.

“Shtetasi jonë për momentin është nën kujdesin mjekësor të autoriteteve në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë. Në ndërkohë ambasada komunikon edhe me dy shtetasit tjerë të cilët po ashtu gjenden në anijen turistike “Diamond Princess”, dhe të cilët deklarojnë se janë në gjendje të mire shëndetësore”, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Jashtme maqedonase.

Rreth 44 persona që ndodhen në kroçeren “Diamond Princess” që është ankoruar pranë Jokohama në Japoni, janë infektuar me koronavirus. Mediat japoneze kanë bërë të ditur se 80% e udhëtarëve në këtë anije janë të moshës mbi 60 vjeç.

Ju mund të pëlqeni dhe këto