Aktivistja ‘Greta Thunberg’ e varur mbi urë, autoritetet marrin masën drastike

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aksin rrugor Romë-Fiumiciono në Itali, ku një kukull me gërsheta është gjendur e varur tek ura e autostradës.

Autoritetet e kanë pikasur dhe e kanë larguar kukullën nga rruga, por kanë vënë re se në të ishte shkruar “Greta është Zoti ynë”.

Kjo kukull i dedikohej pikërisht Greta Thunberg, aktivistes adoleshente që mori një famë të madhe pas fjalimit për pasojat e ndryshimeve klimaterike.

Virginia Raggi, kryebashkiakia e Romës, e ka konsideruar këtë akt një turp, ndërsa ka shprehur solidaritetin me familjen e Gretës.

Kujtojmë se në fjalimin e saj, Greta quajti fajtor liderët e botës që nuk po bënin asgjë për të ndaluar përkeqësimin e klimës. Mirëpo, kishte dhe nga ata që e kritikuan atë për fjalët e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto