A mund të riinfektohet me koronavirus një person i prekur më parë? Shkencëtarët bëjnë zbulimin

Shkencëtarët besojnë se personat që e kanë kaluar koronavirusin njëherë mund të kenë një lloj imuniteti, por nuk është e sigurtë sa zgjat ky imunitet.

Ka pasur informacione se disa persona kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe disa javë pasi e kishin kaluar atë. Ka dy interpretime për këtë situatë; e para që janë riinfektuar sërish dhe e dyta, që është i njëjti infeksion që diktohet edhe pas dy javësh.

Nga studimet me viruse të ngjashme, rezulton se një person mund të sëmuret nga 3 muaj deri në 1 vit me infeksionin e parë. Megjithatë, është ende herët të thuhet e njëjta gjë për koronavirusin.

Drejtori i Programit për Shëndetin Publik në Kolegjin e Bostonit, Dr. Philip Landrigan, ka thënë se këto përfundime janë të pakonfirmuara.

Një studim amerikan i botuar javën e kaluar deklaroi se antitrupat që luftojnë virusin mund të ekzistojnë disa muaj në persona që e kanë kaluar lehtë sëmundjen, duke i lënë të hapur mundësinë e riinfektimit të tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto