63 vjeçari humbi jetën pas injektimit me vaksinën e AstraZeneca, familjarët e tij padisin kompaninë

Një burrë 63 vjeçar humbi jetën muajin e kaluar për shkak të një tromboze që pësoi pasi u injektua me vaksinën AstraZeneca.

Së fundmi, raportohet se familjarët e 63 vjeçarit kanë ngritur padi kundrejt prodhuesit të kompanisë “AstraZeneca” për “vrasje pa dashje”.

Këtë lajm e ka konfirmuar Prokurori i shtetit francez, Veronique Denizot. Kështu, është shënuar rasti i parë i ngritjes së një procesi gjyqësor ndaj prodhuesve të vaksinës AstraZeneca në Francë.

Një tjetër padi penale ka ardhur pas vdekjes së një 38 vjeçareje pasi mori këtë vaksinë. Familjarët e 63 vjeçarit kanë bërë të ditur se janë gati të bindur se vdekja e tij u shkaktua nga vaksina AstraZeneca.

Ju mund të pëlqeni dhe këto