4 të vdekur dhe 20 të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Pakistan

Të paktën 4 persona gjetën vdekjen dhe 20 të tjerë u plagosën të premten si pasojë e një shpërthimi në një xhami të qytetit Quetta, në jugperëndim të Pakistanit.

Siç raporton gazeta “Daën”, shpërthimi në fjalë, i fundit në një seri sulmesh të ngjashme, ndodhi pas namazit të xhumasë në sallën kryesore të një xhamie në qytetin periferik Kuchlak, në kryeqytetin Quetta të provincës jugperëndimore të Balochistanit, duke shkaktuar vdekjen e së paku 4 vetave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Zyrtarët e policisë lokale theksuan se mes viktimave është edhe imami i xhamisë, ndërsa u shprehën të shqetësuar për rëndimin e mundshëm të bilancit.

Sipas raporteve fillestare të policisë, shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë me sahat dhe asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto