Zv. Ministrja e Shëndetësisë zbulon kërkesën që Shqipëria i ka bërë Kinës për ndihmë

Sot u bë e ditur se janë 146 të infektuar në vend nga koronavirusi. Në një deklaratë për shtyp, zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thënë se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë Kinës.

Sipas Rakacollit, ministria e Shëndetësisë i  ka dërguar një kërkesë zyrtare qeverisë kineze ku i ka kërkuar ndihmë në mjekë.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadës në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë“, tha Rakacolli.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto