Zhduket pa gjurmë në Milano 70 vjeçari shqiptar, familjarët e tij ngrenë alarmin

Një i moshuar shqiptar, i identifikuar si Gjekë Marku 70 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët që më 7 mars.

Ai është nga fshati Ças i Velipojës dhe më 7 mars 2020, kaloi përmes pikës kufitare Muriqan-Sukobinë, me autobusin e linjës Shkodër-Milano.

Më datë 8 mars, ai ka zbritur në Milano. Sipas “Fax web”, familjarët kanë pyetur drejtuesit e autobusit dhe këta të fundit kanë thënë se 70 vjeçari u ka thënë se do shkonin ta merrnin familjarët.

Familjarët e 70 vjeçarit kërkojnë informacion që mund të ketë vlerë për gjetjen e tij, pasi 70 vjeçari është person me probleme shendetësore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto