Zbulohet simbolika e veçantë që fshihet pas veshjes së Vjosa Osmanit në ceremoninë e inagurimit si presidente

Vjosa Osmani mori dje zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Në ceremoninë zyrtare, ajo veshi një fustan ngjyrë vjollcë me një pelerinë, dizenjo e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti.


Në një prononcim për “Klankosova.tv”, Valdrini tregoi se e zgjodhi ngjyrën vjollcë sepse ajo asociohet me fuqi dhe ambicie, duke shtuar se pelerina mbi krahët e së parës së shtetit jep bindjen e një heroine.


“Modeli i zgjedhur për Inaugurimin e Presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveç që njihet si ngjyrë mbretërore asocon me fuqi dhe ambicie ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, edhe mund ta quajmë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto