Zbulohet shkaku, ja pse u helmuan 61 nxënësit në Shkodër

Pesë ditë më parë, mbi 60 nxënës të shkollës së bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës, përfunduan në spital me helmim.

Pas disa ditësh, DSHP Shkodër ka zbuluar dhe shkaktarin e helmimit të nxënësve. Në kampionet që u morën, është zbuluar se shkaku i helmimit ka qenë prezenca e Salmonelës në ushqimin që ata kishin konsumuar.

Së fundmi, pas këtij helmimi, ministria e Arsimit rriti sigurinë në shkolla dhe urdhëroi që në orarin e pushimit të madh dyert nëpër shkolla mos të hapen. Ky rregull ka hyrë në fuqi prej ditës së sotme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto