Flower
Flower

Zbulohet shkaku i vdekjes së 18 vjeçares që ndërroi jetë gjatë mësimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku 18 vjeçarja Anxhela Kasaj, ka humbur jetën teksa ndodhej në shkollë.

Ajo ishte studente në vitin e fundit të gjimnazit “Jani Minga” në Vlorë, ku ka humbur ndjenjat paraditen e sotme teksa ndodhej në klasë. Nxënësit dhe mësuesja i kanë dhënë adoleshentes ndihmën e parë dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën për ta dërguar atë në spital.

Gjatë rrugës për në spital, e reja ka ndërruar jetë dhe sipas raportimeve të para, u tha se vdiq nga shkaqe natyrale.

Megjithatë, tashmë mjekët kanë evidentuar se adoleshentja vuante nga epilepsia dhe ndonjë krizë e vonë mund të ketë qenë shkaktare e vdekjes së saj.

Anxhela Kasaj ishte jetime dhe prej vitesh jetonte vetëm me gjyshen e saj. Policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto