Flower
Flower

Zbulohet një pjesë e parave të grabitura nga Rinasi/ Ja punonjësi i aeroportit që i ndihmoi nga brenda hajdutët

Policia ka arrestuar 48 vjeçarin Hasan Kanaçi, i cili është personi që ka ndihmuar nga brenda grabitësit që vodhën miliona eurot në aeroportin e Rinasit më 9 prill.

Sipas policisë, gjatë ndalimit të tij është sekuestruar një sasi e konsiderueshme monetare, (Euro, paund, dollarë), të cilat dyshohen se janë një pjesë e parave të grabitura në Rinas.

Sipas “Report Tv”, Rusta i ndihmoi grabitësit pasi është pjestar i stafit në pjesën cargo dhe i ka njoftuar ata për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Prej katër ditësh, punonjës të aeroportit dhe kompanisë së sigurisë në aeroport, janë marrë në pyetje nga prokurorët e kësaj dosjeje.

Burimi: Shqiptarja.com

Ju mund të pëlqeni dhe këto