Zbulohet ngjarja në Kavajë/ Viktima lidhje me grua të martuar, kishte dalë nga burgu

Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, ku Bledar Toçi, punonjës i burgut në Durrës, ka mbetur i plagosur.

Ai u konfliktua me një shtetas, Dritan Haxholli, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave që ka marrë. Sipas “Top Channel”, Haxholli ka qenë më parë i burgosur. Ai kishte hyrë në shtëpinë e shtetases M.Q, ku ndodhej dhe Bledar Toçi.

I plagosuri Bledar Toçi

Sipas raportimeve, Haxholli ka pasur një lidhje me gruan dhe kur ka hyrë në shtëpinë e saj, është konfliktuar me Toçin.

Ka qenë Haxholli që qëlloi me armë kundrejt Toçit duke e plagosur, ndërsa ky i fundit mori armën e shërbimit dhe e qëlloi, duke e lënë të vdekur në vend. Raportohet se gruaja është e martuar, por burri i saj ndodhet në burg.

Ju mund të pëlqeni dhe këto