Zbulohet emri i stadiumit të ri kombëtar, ja si do të quhet ai

Më 17 nëntor, ndeshja midis Shqipërisë dhe Francës do të inagurojë stadiumin më modern sportiv të ndërtuar në vendin tonë.

Ai do të quhet “Air Albania Stadium”. Kompania ajrore shqiptare është zgjedhur si fituesja e nderit për të blerë emrin e stadiumit për 5 vitet e ardhshme me një shifër prej 650.000 euro në vit.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë ehe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër kompercial për një stadium ndodh për herë të parë nëv endin tonë dhe ka qenë shepsh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore.

Burimi: Top Channel

Ju mund të pëlqeni dhe këto