Zbulohen detaje nga arrestimi i rusit të rrezikshëm, veprimtaria e tij në Shqipëri

Sot u arrestua nga Policia e Shtetit një shtetas rus që dyshohet se është i përfshirë në akte te.rroriste. Ai quhet Rasul Mislaev dhe mësohet se ka hyrë në Shqipëri një vit më parë nga pika kufitare e Kakavijës.

Prej andej, ai u mbajt në Karrec, në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se hetimet mbi të kanë nisur që prej ardhjes në Shqipëri, pasi ai është dyshuar si terrorist.

Mislaev është shpallur në kërkim nga Interpol Moska për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terro.riste”. Në qershor të 2013, ai u largua nga Rusia për në Siri, ku u bashkua me ISIS dhe ishte pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare.

Njoftimi i policisë: 

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm.

Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 – vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:

– R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto